Lazio shkatërroi Milanin (VIDEO)
Lazio e ka mposhtur Milanin në “Olimpico”, me rezultat 4:1 në ndeshjen e vlefshme për xhiron e tretë në Serie A.

Në sfidën që ishte paraparë të zhvillohej në ora 15:00 dhe u shty për ora 16:00 për shkak të reshjeve të shiut, shkëlqeu sulmuesi, Ciro Immobile, i cili realizoi het-trik (38’, 42’ dhe 48’), derisa golin tjetër për Lazion e shënoi Luis Alberto (50’).

Golin e vetëm dhe të nderit për Milanin e shënoi Riccardo Montolivo në minutën e 56’të.

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Starakosha, bëri paraqitje fantastike për Lazion në këtë ndeshje, duke pranuar vetëm atë gol nga Montolivo pas një tollovie të krijuar në zonë.

Pas kësaj fitore Lazio gjendet në pozitën e tretë me shtatë pikë, derisa Milani mbetet në pozitën e gjashtë me gjashtë pikë. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2017, ora 18:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori