Igli
Tare, Drejtori Sportiv i Lazios, mbrojti klubin dhe punën e tij gjatë merkatos dimërore.
Tare nuk harroi të përmendte edhe klubin e Romës, që sipas tij nuk ka një
projekt fitues, por fryhet nga
mediat.
“Kushurinjtë tanë kanë një
projekt, i cili nuk po shfaqet i suksesshëm, por janë fryrë gjithmonë nga
mediat. Nga ana tjetër është një klub si i yni, i cili po punon fort për të arritur objektivat dhe po tregon vlerat e tij me fakte, e megjithatë lexohen disa artikuj. Gazetat shkruajnë se
Lazio po mendon të marrë futbollistë pa kontratë? Mbetem i habitur, lajmi është komplet fals. Nuk kam kërkuar kurrë lojtarë pa kontratë. Ne e dimë se cilat janë problemet, por kurrë nuk kam marrë në konsideratë një lëvizje të tillë në merkato. Gjërat nuk janë kaq dramatike siç lexohet nëpër gazeta apo dëgjohet në radio”, deklaroi Igli
Tare. /albeu.com/
Shtuar më 08/02/2012,
ora 08:51