Lazio triumfon me përmbysje, Chicharito heroi i Sevillas (VIDEO)




















Është luajtur xhiro e dytë e fazës së grupeve të UEFA Europa League, me takimet që kanë prodhuar rezultate mjaft interesante.

Arsenali mori një fitore me "poker" golash, 4-0 ndaj Standard Liege. I riu Martinelli ishte heroi i topçinjve me një dopietë, teksa Willock e Ceballos vulosën shifrat përfundimtare në 4-0.

Fitore arriti edhe Eintracht Franfurt, me gjermanët që mposhtën 0-1 Guimaraes. Pas këtij raundi, grupi F udhëhiqet nga Arsenali me 6 pikë, ndjekur nga Standard e Eintracht me 3. Në vend të fundit ndodhet Guimaraes me 0 pikë.

Edhe Lazio e Thomas Strakoshës mori fitore të rëndësishme 2-1 përballë skuadrës franceze të Rennes.

Sergej Milinkovic-Savic dhe Ciro Immobile ishin dy realizuesit për skuadrën italiane.

Ndërkohë Sevilla i fallet Chicharitos duke fituar 1-0 pëballë Apoelit


Në takimet e tjera u regjistruan këto rezultate:

Grupi A:

Sevilla-Apoel 1-0
Dudelange-Qarabag 0-4

Grupi B

Lugano-Dynamo Kiev 0-0
Malmo-Kobenhavn 1-1

Grupi C

Krasnodar Getafe 1-2
Trabzonsport -Basel 2-2

Grupi D

Rosenborg-PSV 1-4
Sporting LIsbonë-Lask Linz 2-1

Grupi E

Celtic-Cluj 2-0
Lazio-Rennes 2-1
Shtuar më 03/10/2019, ora 22:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori