Le Tissier si Wilshere: Januzaj të mos luajë për Anglinë
Ka nga ata që i kanë dalë në mbrojtje deklaratës së Xhek Uilsherit për natyralizimin e Adnan Januzajt. Njëri prej tyre është ish-sulmuesi i Southampton dhe Anglisë, Matthew Le Tissier. Sipas tij, talenti i Manchester United ka të drejtë të luajë me cilëndo kombëtare veç asaj angleze.

"Mendoj se rregullat e natyralizimit të lojtarëve janë bërë mjaft tolerante. Kjo nuk duhej të ndodhte. Një lojtar duhet të luajë për vendin ku vetë ka lindur, apo vendin ku prindërit kanë ardhur në jetë. Po fillove t’i kapërcesh këto kufij, atëherë nis të shndërrohet e gjitha në një tallje", tha legjenda e Southampton për "TalkSPORT". /albeu.com/



Shtuar më 10/10/2013, ora 17:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori