Lecce nuk ngjitet në B, tifozët shkatërrojnë gjithçka (VIDEO)

Pas humbjes në ndeshjen e parë Lecce nuk mundi të fitojë as në ndeshjen e dytë përballë Carpit edhe pse luante në fushën e saj. Ndeshja nisi mjaft mirë për puljezët të cilët gjetën golin e avantazhit që në minutën e dytë por miqtë barazuan në minutën e 29 duke prerë edhe biletën për në Serie B.

Zhgënjimi tek tifozët e Lecces ishte mjaft i madh duke bërë që qindra prej tyre të hynin në fushë duke sulmuar me sende të forta edhe punonjësit e sigurisë.

Larg sulmeve të tyre nuk mbetën as mjetet e policisë. /albeu.com/
Shtuar më 17/06/2013, ora 11:07
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori