Ledian Memushaj "mbreti" i asistimeve në Serie B (FOTO LAJM)

Ledian Memushaj po kalon një sezon të shkëlyqer me Peskarën. Vlonjati i kombëtares sonë, kërkon t’i jap një dorë të rëndësishme ekipit të tij në luftën për në Seria A.

Edhe pse renditja kryesohet nga Breshia aktualisht me 39 pikë, ekipi i shqiptarit ndodhet aty vetëm 5 pikë më pak në vendin e tretë.

Mesfushori nga Vlora ka asistuar deri më tani 7 herë, duke u renditur i pari në këtë klasifikim në Seria B. Një tjetër që ka arritur këtë kuotë është edhe David Okereke, nigerini i Specias.

Të dhëna të kënaqshme ka edhe udhëheqsi i kampionatit me Breshian, Emanuele Ndoji, ku deri më tani regjistron 4 asiste. /albeu.com/
Shtuar më 06/02/2019, ora 19:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori