Lee Dixon: Payet u dëmtua sepse preku trofeun
Pëlqej
Finalja e Europa League vazhdon ende te komentohet, këtë rradhë ka qënë ish-lojtari i Arsenalit, Lee Dixon që kritikonte kapitenin e Marseille, Dimitry Payet.

Dixon, e kritikoj ashpër Payet duke thënë se pas zevendësimit të detyruar, Payet mendoj vetëm për vete dhe nuk arriti ta ndihmojë skuadrën e tij.

Më tej Dixon, dëmtimin e Payet e lidh me faktin se të prekësh trofeun para ndeshjes është ters.

“Çdo futbollist e di që nuk duhet prekur trofeu përpara ndeshjes. Është ters dhe ia çfarë ndodhi”, tha Dixon.

Më tej ish-lojtari i Arsenalit ka shtuar “U tregua shumë egoist. Ai është kapiteni,dhe kur qan po mendon vetëm për veten në ato momente. Duhej të kthehej dhe t’i jepte zemër shokëve, ashtu siç bëri Cristiano në finalen e Evropianit”. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2018, ora 09:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori