Legjenda angleze në telashe, i kthehet zakonit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Në ditët e tij më të mira, ai konsiderohej një perlë e futbollit, ishte legjenda që e shikonin me zili kundërshtarët, ndërsa të tjerët e adhuronin për emocionet që përcillte me lojën e tij. Pas disa kohësh larg syrit të medias, Paul Gascoigne është rikthyer sërish në faqet e para të gazetave dhe përsëri për jetën e tij problematike.

Dy nga të përditshmet më të mëdha në Britani, "The Sun" dhe "The Mirror" kanë publikuar foto nga gjendja e mjerueshme e legjendës së futbollit anglez, i cili është transportuar me urgjencë drejt spitalit.

Sipas "The Sun", disa kalimtarë e kanë parë Gazza duke dalë nga marketi me 4 birra dhe një shishe xhin. Në gjendje të dehur, më pas 47-vjeçari është përplasur me një mur dhe këtu njerëzit janë vënë në lëvizje për t’i dhënë ndihmën e parë.

Pas seancash të tëra rehabilitimi nga problemet e vazhdueshme me alkoolin, për ish yllin e Lazios, Newcastle e Tottenhamit, ky episod fatkeq vjen në një moment kur kishte lajme të mira rreth tij.

Gascoigne kishte firmosur këto ditë me një klub të kategorisë së Sunday League, por siç duket nga zhvillimet e fundit, ish mesfushori nuk mund të jetë në gjendje të zbresë në fushë së shpejti. /albeu.com/
Shtuar më 22/08/2014, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori