Legjenda angleze tallet keq me sulmuesin e Realit
Pëlqej
Gary Lineker është tallur me sulmuesin e Real Madridit, Karim Benzema në përfundim të ndeshjes kundër Tottenham

Sulmuesi francez, Karim Benzema kishte një natë të vështirë, pasi dështoi të shënonte në disa raste kundër Tottenhamit, edhe pse porta ishte pothuajse edhe e zbrazët, shkruan Albeu.com.

Kjo ka bërë që legjenda angleze Gary Lineker të tallet me francezin, duke thënë se ai është i mbivlerësuar dhe vetëm një sulmues i mirë, por jo i madh.

“A jam unë apo Benzema është një fëmijë i mbivlerësuar. Një gol në çdo ndeshje me një skuadër të fortë si Real Madrid nuk është asgjë speciale. I mirë jo i madh”, ka shkruar Lineker në Twitter. /albeu.com/
Shtuar më 18/10/2017, ora 00:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori