Legjenda e Barcelonës: Është e pamundur të përshkruash Messin
Legjenda e Barcelonës, Rivaldo deklaroi se Lionel Messi meriton të fitojë që tani trofeun e tij të gjashtë të “Topit të Artë”, edhe sikur të mos ngrejë në qiell trofeun e Champions League.

“Është e pamundur të përshkruash Messi-n. Më pëlqen aq shumë ai dhe ndihem shumë keq për faktin që ai nuk ka mundur dot të fitojë një Kupë Bote me Argjentinën. Është një trofe që e meriton, sepse një futbollist i klasit botëror si ai duhet të jetë kampion bote”, deklaroi Rivaldo për “Goal”.

“Ai ka shënuar gola, ka asistuar dhe duke qenë golashënuesi më i mirë në La Liga për kaq shumë kohë e gjithashtu për atë që ka bërë në Champions League, ai duhet shpërblyer. Edhe sikur të mos e fitojë Champions League, Messi meriton që tani “Topin e Artë””, vijoi braziliani Rivaldo. /albeu.com/
Shtuar më 19/04/2019, ora 22:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori