Legjenda braziliane akuzon Realin
rivaldo00
Legjenda e futbollit brazilian, Rivaldo, ka theksuar se skuadra e Real Madrid gaboi që vendosi në krye të skuadrës trajnerin Solar pasi ai nuk ka eksperiencën e duhur për të drejtuar.

Solari do të qëndrojë vetëm një, ose dy ndeshje, para se Florentino Perez të arrijë marrëveshjen me një trajner të ri. Tani për tani, Solari është një zgjedhje e mirë, sepse e njeh klubin dhe lojtarët. Gjithsesi, unë nuk mendoj se kjo do të jetë diçka e gjatë, sepse Solari nuk është ende gati.

Me gjithë respektin për punën e Solarit, ai nuk duket të ketë kushtet, për momentin, për t’u bërë trajner zyrtar i Real Madridit”, tha Rivaldo. /albeu.com/
Shtuar më 30/10/2018, ora 16:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori