Legjenda braziliane mbron Neymarin
Pëlqej
Brazili dështoi që të fitonte Kupën e Botës duke mos prekur as gjysmëfinalet e këtij edicioni. “Seleçao” u ndesh në fazën e çerekfinaleve me Belgjikën duke humbur me rezultatin 2-1. Por të gjithë ju kundërvunë Neymarit duke thënë se e la Brazilin në baltë.

Ndërkohë për këtë çështje ka reaguar edhe legjenda e futbollit brazilian, Ricardo Kaka i cili e mori në mbrojtje 26 vjeçarin e Brazilit.

"Ky trendi i ri që duhet të gjesh gjithmonë një fajtor nuk më pëlqen", tha fillimisht ai.

"Brazili humbi. Nuk ishte Neymar ai që humbi. Përfaqësuesja braziliane është eliminuar nga çerekfinalet. Situata e tij është gjithmonë jashtë balancës. Nëse bën diçka të mirë, bëhet shumë e madhe. Ndërsa edhe gabimet e tij zmadhohen. Ai është 26 vjeç dhe duhet të merret me këtë situatë…mendoj se është në rregull. Ata që kritikojnë Neymar janë më të vjetër dhe më të pjekur. Unë jam tifoz i tij", u shpreh ish-lojtari i Milanit. /albeu.com/
Shtuar më 17/07/2018, ora 18:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori