Legjenda Brazilit: Vinicius do bëhet nga lojtarët më të mirë të botës
Një nga lojtarët më virtuozë në historinë e futbollit, braziliani Ronaldinho, i cili ndodhet në Kolumbi për një ndeshje ekzibicioni midis Independiente Santa Fe dhe Atlético Nacional (do të luajë një pjesë lojë në çdo skuadër) deklaroi se bashkëkombësi i tij, Vinicius Junior, shumë shpejt do të rreshtohet mes emrave më të rëndësishëm të futbollit.

"Ai tashmë është (Vinicius) në një nga klubet më të mira në botë. Mendoj se së shpejti ai do të rreshtohet mes më të mirëve", tha Dinjo.

Kampioni i botës me Brazilin në vitin 2002, beson se "Seleçao" po përmirësohet shumë dhe se në një të ardhme të afërt do të fitojë trofe të rëndësishëm.

Ai shfrytëzoi rastin të fliste edhe për Lionel Messin, ish-shokun e tij të skuadrës, kur ishte pjesë e Barcelonës.

Ronaldinho nuk harroi të përmendte faktin se ishte ai që asistoi Messin për golin e parë me fanellën e skuadrës katalane.

"Mendoj se është shumë e rëndësishme që çdo ekip të ketë një lojtar që ka këtë karakteristikë, në mënyrë që sulmuesit të mund të marrin topa e të shënojnë", tha 39-vjeçari.
Shtuar më 17/10/2019, ora 11:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori