Legjenda e Anglisë i "kripur" me baste sportive, akuzohet për 140 të tillë
Ish-futbollisti i Mancjester United dhe kombëtares angleze, Poul Scholes, akuzohet nga federata angleze për vendosje të basteve sportive.

Kjo është kundër rregullores së vendsour nga institucioni më i lartë i futbollit anglez. Mediat angleze raportojnë se Scholes ka vendosur 140 baste për takime të caktuara.

Këto baste i takojnë periudhës nga gushti i 2015-tës deri në janar të 2019-ës. Vendosja e basteve është ndërprerë pak përpara se ish-mesfushori të bëhej trajneri i skuadrës së Oldhem Atletic.

Scholes i është lënë afat deri në datën 26 prill për të dhënë shpjegime. Kujtojmë se pak kohë më parë Xhoi Barton u pezullua me 13 muaj për shkak të vendosjes së 1260 basteve. /albeu.com/
Shtuar më 16/04/2019, ora 19:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori