Legjenda e Barcelonës: Jepjani Topin e Artë Van Dijkut
Koeman mendon se Van Dijk duhet ta fitojë “Topin e Artë”.

Lionel Messi është favoriti numër një për ta fituar “Topin e Artë” për vitin 2019. Pavarësisht se Barcelona dështoi në Kupë dhe Champions – Leo ka qenë mbresëlënës dhe ka kaluar sërish shifrën e 50 gola në sezon.

Më së shumti Messin është duke e kërcënuar Virgil van Dijk i Liverpoolit, i cili triumfoi me “Redsat” në Champions League.

Pas tyre renditen, Mohamed Salah, Cristiano Ronaldo, Kylian Mbappe dhe Sadio Mane.

Megjithatë, sipas legjendës së Barcelonës, Ronald Koeman, që ia fituar katalunasve në vitin 1992 trofeun e parë të Ligës së Kampionëve – mendon se është momenti që një mbrojtës ta fitojë “Topin e Artë”.

“Ai e meriton Topin e Artë”, tha Koeman të Hënën.

“Ky çmim iu jepet atyre lojtarëve që janë vendimtar, krijojnë ose shënojnë gola, por nëse ndonjëherë duhet t’i jepet një mbrojtësi, tani është momenti”.

“Për mendimin tim, Messi është më i miri në botë”, shtoi Koeman, por sipas tij, për të fituar këtë çmim, duhet të fitosh edhe trofe të rëndësishëm, gjë që nuk e bëri Barça me Messin, pasi u eliminuan nga Liverpooli në Champions.

Në anën tjetër, vet Van Dijk, pas triumfit në Champions League, tha se do të mirëpriste këtë çmim nëse mendojnë se e meriton, por sipas tij “Messi është lojtari më i mirë në botë dhe e meriton Topin e Artë”.
Shtuar më 03/06/2019, ora 22:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori