Legjenda e Barcelonës kritikon Messin dhe vlerëson Ronaldon
Ish sulmuesi i Barcelonës, Alexander Hleb, ka thënë se Cristiano Ronaldo është lider më i mirë se Lionel Messi, por ende mendon se ky i fundit është lojtari më i mirë në botë.

Barcelona pësoi një shkatërrim në Itali nga Roma, duke u eliminuar nga UEFA Champions League.

Pavarësisht se për disa minuta kishte shiritin e kapitenit, Leo nuk bënte dot rolin e liderit në fushë, për dallim nga Cristiano Ronaldo që insistonte nga bashkëlojtarët të qëndronin të fokusuar gjatë ndeshjes të cilët ishin afër eliminimit nga Juventusi.

“Naturisht, Messi është më i miri në botë”, tha 36 vjeçari.

“Ai është lider i Barcelonës”.

“Ai ka misionin që ta ndihmojë ekipin në momente të vështira, por (kundër Romës) nuk krijoi asnjë shans. Ishte i pafuqishëm”.

“Me gjithë respektin për Leon, Ronaldo është lider më i mirë për ekipin e tij se Messi”, përfundoi Hleb. /albeu.com/
Shtuar më 14/04/2018, ora 20:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori