Legjenda e Barcelonës sulmuhet me lodra seksi në Rusi (VIDEO)
Legjenda e Barcelonës, Carles Puyol, ka patur një moment të sikletshëm ku është sulmuar nga dy vajza. Ai gjendej në Rusi për shortin e grupeve të Kupës së Botës kur u ndalua në hollin e hotelit nga vajzat.

Ato filmuan gjithë skenën ku po i afroheshin ish-futbollistit, dhe dukë u sjellë në mënyrë flirtuese i morën leje për ta filmuar me celularin e tyre.

Me një anglishte jo të mirë njëra prej tyre e pyeti: “A mund te na ndihmosh? Mund të ne përshëndesësh në një video?”.

Pujol konfuz iu përgjigj “Si the?”. Njëra nga ato i tha se e duan për videon dhe më pas e komplimentuan për flokët. Situata ndryshoi kur papritur njëra nxori një lodër seksi dhe duke ia treguar ish-futbollistit para fytyrës, i kërkoi të kalonte një natë me të.

Puyol refuzoi dhe rojet e sigurisë erdhën për t’i nxjerrë jashtë vajzat. /albeu.com/
Shtuar më 06/12/2017, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori