Legjenda e Bayern Munich drejt Amerikës
Mesfushori Arjen Robben do të transferohet në Amerikë në fund të këtij sezoni, për të luajtur me skuadrën e Toronto FC. Sipas “calciomercato”, 35-vjeçari ka arritur një marrëveshje me ekipin që luan në MLS, për të vijuar aty karrierën.

Robben deklaroi pak kohë më parë se do të largohet nga bavarezët në fund të sezoni. Mesfushori luan prej 10 vitesh në Gjermani me ekipin e Bayern, ku ka fituar gjithçka në karrierën e tij.

Skuadra e Toronto FC ka shfaqur interes për 35-vjeçarin, pasi mendon se përvoja e tij do ta ndihmojë në kampionat. Në ekipin kanadez aktualisht luajnë edhe të tjerë kampionë si Michael Bradley apo Gregory Van Der Wiel, ndërkohë që vjet u largua Sebastian Giovinco.

Për Robben është interesuar edhe skuadra e Interit, që synon ta sjellë në Serinë A, por duket se ekipi kanadez ofron më shumë. Jo vetëm kaq, por Toronto është gati t’i ofrojë një kontratë 2-vjeçare holandezit, ndryshe nga Inter që këmbëngul për vetëm 1 vit.
Shtuar më 07/04/2019, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori