Legjenda e Bayernit i përgjigjet Ozilit: Kurrë nuk jam përballuar me racizëm
Ish-sulmuesi i Bayern Munichut, Giovane Elber, ka insistuar se ai kurrë nuk është përballur me racizëmGjermani, pas pensionimit të Mesut Ozilit nga ekipi kombëtar i Gjermanisë.

Mesfushori atakues i Arsenalit po ashtu theksoi se mënyra sesi Federata e Futbollit e Gjermanisë (DFB) e kishte trajtuar atë kishe bërë që ai të mos e ndiente më dëshirën për ta veshur fanellën e ekipit kombëtar.

Duke e akuzuar presidentin e DFB-së për racizëm, Ozil tha: “Unë jam gjerman kur fitojmë, por jam emigrant kur humbim”.

Elber, megjithatë, insiston se ai vetë kurrë nuk ka qenë subjekt i një trajtimi të tillë, kur luante në Gjermani, në nëntë sezonet që e përfaqësoi Bayern Munichun.

I pyetur nga Goal nëse ishte përballur ndonjëherë me racizëm në Bundesligë, Elber ka thënë: “Jo, në Gjermani jo fatmirësisht. Nuk kam pasur probleme me racizëm”.

“Jo unë, jo familja dhe fëmijët e mi. Gjithçka ka shkuar shumë mirë, dhe të gjithë më respektonin në të njëjtën mënyrë, pavarësisht se kush ishte, gjithmonë me respekt. Në rastin e Ozilit, mendoj se ishte diçka që u bë pa menduar shumë”, shtoi ai. /albeu.com/
Shtuar më 31/07/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori