Legjenda e Chelseat "var" këpucët
Pëlqej
Ish-mesfushori i Chelseat dhe Kombëtares së Anglisë, Joe Cole është pensionuar nga futbollimoshën 37-vjeçare.

“Ka qenë ëndërr e bërë realitet, e tëra. Shpresoj se dy dekadat e mia të ardhshme të jenë po aq të veçanta sa edhe 20 vitet e mia të fundit si profesionist”, ka thënë Cole.

Cole debutoi për West Hamin në moshën 17-vjeçare dhe u bë kapiten i skuadrës katër vite më pas.

Në vitin 2003, ai iu bashkua Chelseat, me të cilin i fitoi tre tituj të Premier Leagues dhe dy FA Cup, si dhe e arriti finalen e Chanmpions Leagues në sezonin 2007/08.

Ai kaloi shtatë sezone me të kaltrit, duke zhvilluar 280 ndeshje në të gjitha garat.
Shtuar më 13/11/2018, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori