Legjenda e Chelseat: Sarri ka një muaj kohë për të shmangur shkarkimin
Pozita e Maurizio Sarrit është ‘shkundur’ nga disfata e thellë 6-0 kundër Manchester City.

Por, legjenda e Chelsea, Ron Harris ka thënë se trajneri ka një muaj kohë që t’i shmanget shkarkimit.

“Do të flisja me të dhe do t’i thoja se ke një muaj kohë për t’i vendosur gjërat në vendin e vet” ka thënë legjenda e Chelsea.

“Të gjitha ‘thikat’ janë në drejtim të tij, por është në duart e tij që t’i bëjë lojtarët që të kthejnë situatën në favor” ka thënë Harris. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2019, ora 21:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori