E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Legjenda e Fenerbahce dhe e Turqisë "var këpucët në gozhdë"
Volkan Demirel mbyll përfundimisht karrierën si lojtar. Ish-portieri I kombëtares turke tërhiqet në moshën 37-vjeçare nga futbolli i luajtur, por do të vazhdojë të jetë aktiv në botën e futbollit, pasi do të jetë pjesë e stafit teknik të Fenerbahçes, ekip me të cilin ka edhe rekordin e pjesëmarrjeve në kompeticionet e UEFA-s.

Me kombëtaren turke futbollisti është aktivizuar 63 herë, duke arritur edhe gjysmëfinalet e Euro 2008.

Demirel është pjesë e Fenerbahçes prej plot 17 vjetësh, pasi në 2002 u transferua nga Kartalspor. Me ekipin nga Stambolli Demirel u shpall 5 herë kampion i Turqisë.
Shtuar më 04/09/2019, ora 10:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori