Legjenda e Interit hedh “bombën”: Na jepnin doping
Nga triumfet me Interin e madhe te zhgënjimet me Italinë dhe stafeta me Gianni Riveran. Sandro Mazzola është rrëfyer në një intervistë për “Corrirere dello Sport”, ku ka shprehur dyshimet e tij në lidhje me përdorimin e substancave dopuese në kohën kur ai luante me zikaltrit.

“Vëllai im Ferrucio ka të drejtë, – ka pranuar Mazzola, – kohët e fundit unë dhe ai jemi pajtuar pas disa mosmarrëveshjeve. Unë në një moment të caktuar kam pasur marrje mendsh në fushë. Kam shkuar te mjeku, i cili më bëri të gjitha analizat dhe më tha se duhej të ndalesha sepse kisha probleme të mëdha”.

“Më ka thënë, – ka shtuar ish-numri 10 i zikaltërve, – se duhej të qëndroja të paktën gjashtë muaj jashtë. Por Herrera nuk ka qenë dakord. Nga se shkaktohej marrja e mendve? Nuk e di. Por di se, para ndeshjes, na jepnin gjithmonë një kafe. Nuk e di se çfarë kishte brenda. Mbaj mend se shokun im i skuadrës, Szymaniak, më pyeti nëse merrja simpamina. Nuk e dija as se çfarë ishte, por kishte diçka që nuk shkonte”, raporton Telesport.

Ndërkohë, kujtimet me zikaltrit janë të shumtë, të bukur dhe më pak të bukur: “Më i bukuri ka qenë finalja e parë e Kupës së Kampionëve kundër Real Madrid, – ka treguar Mazzola, – më i keqi në 19670ën, kur, në një javë, kemi humbur Kupën e Kampionëve dhe kampionatin. Në fillim kundër Celtic, më pas me Mantovan, në atë ndeshje të mallkuar”.
Shtuar më 07/11/2015, ora 17:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori