Legjenda e Interit: Juventusi e meritoi fitoren, Icardi nuk duhej zëvendësuar
Legjenda e Interit, Sandro Mazzola, i cili në karrierën e tij, ka veshur vetëm bluzën e zikaltërve, në një deklaratë për Rai Radio1, ai komentoi humbjen dramatike të Interit ndaj Juventusit.

“Interi im nuk u mund për faj të gjyqtarit. Ishim shumë mirë në lojë, por më pas gjithçka ndryshoi dhe nuk të bënim më gjë. Nuk ishte një vjedhje. Bardhezinjtë fituan me të drejtë dhe përjashtimi i Vecino-s ishte i drejtë”, deklaroi Sandro Mazzola për Rai Radio1.

“Nuk e di, por po të isha unë nuk do të zëvendësoja në asnjë ndeshje Icardin dhe për ndeshjen me Juventusin, do ta tërhiqja zvarrë prej fanele Ivan Perisiç dhe do ta ulja në stol”, shton ai. /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2018, ora 22:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori