Legjenda e Interit ngre në qiell Lautaro Martinez
Hernan Crespo është i mahnitur nga Lautaro Martinez. Sulmuesi i ri argjentinas ka impresionuar gjatë mungesës së Icardi-t, duke shënuar rregullisht në Serie A.

"Lautaro është goxha mirë," shprehet Crespo për La Gazzetta dello Sport.

"Ai bën gjëra mbresëlënëse dhe mbi të gjitha është në vendin e duhur në kohën e duhur. Ai është ambientuar me futbollin italian dhe ka treguar karakter dhe kurajo.

Mos harroni, ai po luan titullar vetëm këto javët e fundit, kështu që nuk është një moment i lehtë për zikaltrit.

Lautaro nuk është një qendërsulmues siç kam qenë unë, apo siç është Icardi, pasi i pëlqen të lëvizë më shumë dhe mund të luajë edhe si sulmues i dytë.

Për momentin, ai po tregon se nuk e ka problem të luajë edhe si qendërsulmues. Ai është përshtatur mirë dhe po sakrifikon veten për ekipin.

Për mendimin tim, Lautaro është një kampion i ardhshëm, por e tashmja e Inter. Miku im Juan Sebastian Veron ka folur me superlativa për të, dhe Seba rrallëherë e ka gabim për këto gjëra." /albeu.com/

Shtuar më 24/03/2019, ora 19:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori