Bien ndjeshëm rastet e reja, 20 viktima në 24 orët e fundit në Shqipëri
Legjenda e Liverpooolit parashikon Man United si fitues të Premierligës
Jamie Carragher beson se Manchester United janë klubi me më së shumti mundësi për të fituar titullin e sivjetshëm të Premierligës.

United ka marrë rezultate pozitive në dy ndeshjet e saj të fundit që kanë qenë shumë të rëndësishme për garën e titullit.

Megjithatë, gara në Premierligë gjithmonë po shkon duke u bërë më interesante dhe për momentin klubet nga Manchesteri janë në krye të tabelës.

Leicester City e ndjekur nga Liverpool përmbyllin pjesën e zonës së Ligës së Kampionëve.

"Ne nuk duam që asnjë klub të jetë 20 ose 30 pikë përpara nesh dhe unë dua që Liverpool ta fitojë ligën, sigurisht, mirëpo unë dua t’i shoh ata në garë të ngushtë, duke luftuar deri në ditën e fundit", tha Carragher.
Shtuar më 21/01/2021, ora 15:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori