E FUNDIT/ Aksident në Lezhë, makina përplas të riun
Legjenda e Manchester United kritikon Anglinë: Kosova i tregoi se ka mangësi të mëdha
Ish-mesfushori i Manchester United, Roy Keane e ka kritikuar Anglinë për ndeshjen e e zhvilluar mbrëmë ndaj Kosovës.

Në rolin e analistit, Keane ka thënë se Kosova ia ka vënë në pah disa mangësi që i ka Anglia.

“Ishte një lojë fantastike për tu parë, një spektakël futbolli. Por, lojtarët e Anglisë duhet të jenë vetë-kritikë. Kjo Angli ka ende disa mangësi. Ndaj Kosovës lojtarët dukeshin se mezi prisnin të përfundonte loja më herët.

U ngadalësuan shumë, gabonin me top në pjesën e dytë, dhe thjesht e komplikuan lojën. Më dukej se një ndeshje të rëndësishme, bën të parëndësishme dhe kjo nuk është e mirë” ka thënë Keane.
Shtuar më 11/09/2019, ora 08:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori