Legjenda e Manchester Unitedit kritikon ashpër Pogban
Paul Scholes ka thënë se Paul Pogba duhet ta rrisë nivelin e lojës së tij në Manchester United, duke deklaruar se mesfushori duhet “të përdorë trurin e tij” për t’u bërë një nga lojtarët më të mirë në botë.

“Mendoj se Paul duhet të gjejë vazhdimësi në lojën e tij. Kur e shikon lojën e tij, ai mund të jetë i mrekullueshëm një javë dhe jo shumë i mirë javën tjetër. Ai duket se është tipi i lojtarit prej të cilit mund të nxjerrësh performancë të mirë çdo katër ndeshje”, ka thënë ish-mesfushori i Unitedit, Scholes.

“Nuk ka asnjë dyshim se ai ka kualitet të madh, ai e ka treguar këtë në Kupën e Botës. Ai është një djalë i fortë, një djalë i përgatitur. Ai mund të vrapojë, gjithashtu ka teknikë dhe aftësi të mrekullueshme. Por ai duhet të përdorë trurin e tij më shumë për t’u bërë ndër futbollistët më të mirë”, u shpreh Scholes. /albeu.com/
Shtuar më 25/07/2018, ora 18:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori