Gianni de
Biasi vazhdon pushimet pas shakrimit nga stoli i Deportivo Alaves, megjithate mrekullia e realizuar në
drejtimin e Kombëtares Shqiptare ku arriti t’i kualfikonte kuqezinjtë për herë të parë në finalet e një Europiani vijon të jetë një kartëvizitë mjaft tërheqëse.
Së fundmi emri i tij ka dalë në skenë si një prej
alternativave për të marrë
drejtimin e Italisë. De
Biasi ishte mes dy kandidatëve kryesorë për të qënë trajner i Italisë në maj të vitit 2016, pra pak ditë përpara fillimit të Europianit, por federata italiane zgjodhi Venturën. Presidenti i përkohshëm, Roberto Fabriccini, ia ka lënë në dorë zgjedhjen e trajnerit të ri zv.presdientit, Alessandro Costacurta.
Ish-mbrojtësi i Milanit, i ftuar në një emision së bashku me De Biasin, e ka drejtuar gishtin nga ish-tekniku i kuqezinjve si një prej
alternativave të mundshme për stolin e kombëtares 4 herë kampione e botës. Antonio Conte, Roberto Mancini e Carlo Ancelotti, janë hipoteza të realizueshme. Kombëtarja e Italisë ka mjafti tifozë në vendin tonë, por një emër i De Biasit do ia shtonte edhe më shumë mbështetësin. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2018,
ora 17:01