Legjenda e Real Madridit befason me këtë kërkesë (VIDEO)
Legjenda e Real Madridit, Jose Maria Gutierrez njihet gjerësisht si Guti e madje, këtë nofkë e kishte të shkruar edhe në fanellën e tij në kohën kur luante me ekipin e Real Madridit.

Ai mori drejtimin e skuadrës së Almerias këtë sezon dhe pjesë e kësaj skuadre është edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu.Megjithatë, nofka “Guti” duket se i është mërzitur dhe tashmë nuk ka më dëshirë që të njihet si Guti.

Në konferencë për shtyp, ai ka kërkuar nga mediat që të mos thirret më Guti, sepse nuk po i pëlqen.

“Edhe diçka të fundit. Emri im është Jose Maria Gutierrez dhe dua të më thirrni me emrin tim të plotë. Mos më thirrni më Guti, Guti, Guti”, u shpreh trajneri i skuadrës së Almerias.
Shtuar më 06/12/2019, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori