Raul Gonzalez Blanco,
legjenda e
Real Madrid dhe sot trajneri i U-19, ka dalë pozitiv me koronavirus.
Pavarësisht nga masat e rrepta të zbatuara në mjediset sportive "Valdebebas" dhe protokollet e vendosura nga "Los Blancos",
kapiteni i
përjetshëm i madrilenëve nuk i ka shpëtuar infektimit nga
Covid-19.
Sipas asaj që raporton "AS", tekniku spanjoll është asimptomatik dhe i izoluar në shtëpinë e tij.
Shtuar më 20/01/2021,
ora 08:38