Legjenda e Realit flet para "El Classicos", tregon për çfarë lojtarësh ka nevojë Reali e Barca
Njëri nga futbollistët më të mirë të Real Madridit, Guti ka folur para El Clasicos që zhvillohet në fundjavë.

Ish-mesfushori i Relit ka thënë se Reali ka nevojë të nënshkruaj me Neymar dhe Mbappe derisa tallej me Griezmannin e Barcelonës.

"Unë do të nënshkruaja me Neymar dhe Kylian Mbappé për Real Madrid dhe për Barcelona nuk do të nënshkruaja askënd, vetëm që Griezmann të qëndronte," tha Guti ndërsa qeshi ndërsa diskutonte për El Clasicon.

"Ka shumë lojtarë të shkëlqyeshëm në këtë lojë, por unë jam duke shkuar për të rinjtë".

"Me siguri do të jetë Ansu Fati te Barcelona dhe Vinicius [Junior] te Real Madrid [të cilët mund të bëjnë një ndikim]. Ata janë lojtarë shumë të talentuar që do të sjellin shumë në LaLiga", ka thënë Guti.

Reali dhe Barcelona do të luajnë El Clasicon dhe të dy skuadrat vijnë pas humbjeve në Ligë.
Shtuar më 22/10/2020, ora 09:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori