Legjenda e United: Solskjaer mund ta arrijë kulmin e karrierës së tij me Djajtë e Kuq
Ish-mbrojtësi anësor legjendar i Manchester Unitedit, Gary Neville, beson se Ole Gunnar Solskjaer mund ta arrijë kulmin e karrierës së tij me “Djajtë e kuq”, megjithatë thotë se norvegjezi ende nuk e ka dëshmuar veten mjaftueshëm sa për ta fituar pozitën e trajnerit edhe për më gjatë se vetëm këtë sezon.

“Një gjë që dua ta them është se vetëm pse Manchester Unitedi fitoi, kjo gjë nuk duhet ta përcaktojë të ardhmen e trajnerit të Manchester Unitedit. Nuk duhet të jetë kështu”, ka thënë Neville.

“Nuk duhet ta ndryshojmë kështu nga java në javë, duke e caktuar nëse Solskjaer duhet të jetë trajner i Manchester Unitedit në fund të këtij sezoni apo jo. Kjo gjë duhet të vendoset në maj nga bordi”.

“Ky mund të jetë kulmi i karrierës së tij, mirëpo ka ende shumë punë për të bërë. Ai nuk duhet t’i ikë realitetit sepse puna e tij e mirë po vlerësohet nga të tjerët”, përfundoi Neville. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2019, ora 14:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori