Legjenda e Unitedit: Juventusi e bëri Pogban futbollist profesionist
Pëlqej
Ish-mesfushori legjendar i Manchester Unitedit, Paul Scholes, beson se mesfushori francez i “Djajve të kuq”, Paul Pogba, është duke kaluar në një periudhë të vështirë në Angli, pasi që në skuadrën e tij nuk ka askënd që ta kontrollojë siç e kishte në Juventus.

“Ai bën nga gjërat më të mira në ndeshje, pasime ose driblime të mrekullueshme. Pastaj, pas pesë minutave, ai e bën një nga gjërat më të këqija dhe duket se truri i tij është fikur, ka thënë Scholes.

“Atëherë bëhet e lehtë të luash kundër tij sepse e din se ai po bëhet arrogant. Kundër Wolves, ai e bëri një pasim të mrekullueshëm te Fredi, por në minutën pas kësaj, ai e humbi topin në mesfushë dhe Manchester Unitedi pranoi një gol. Kjo e përshkruan këtë gjë”.

“Ne kurrë nuk pamë një gjë të tillë të ndodhte në Juventus, por Pogba ishte më pak i rëndësishëm aty. Shikoni në atë skuadër me Buffonin, Pirlon, Bonuccin, Chiellinin, Marchision, lojtarë të mrekullueshëm me përvojë”.

“Unë e dashuroja atë skuadër, veçanërisht Pirlon dhe mënyrën se si ai ishte i qetë derisa e kontrollonte ndeshjen. Pogba ishte pjesë e një skuadre të mrekullueshme, por ai ka ardhur në United, ku nuk ka asnjë njeri që mund ta kontrollojë atë si në Juventus”, përfundoi Scholes.
Shtuar më 18/10/2018, ora 18:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori