Legjenda e Unitedit tregon se si ndalet Eden Hazard
Ish mbrojtësi i "Djajve të Kuq" Wes Brown, mendon që taktikat e Alex Ferguson mund të ndihmojnë për ta ndal sulmuesin në formë të Bluve të Londrës, Eden Hazard .

“Më pëlqen ideja për ta mbuluar një lojtar”, shkroi Brown në faqen zyrtare të Manchester United.

“E mbaj mend menaxherin Sir Alex që me kishte kërkuar ta bëj këtë kundër Messi dhe Barcelonës një herë, me ndihmën e shokëve të skuadrës!”.

“Mendoj se është shumë e thjesht: nuk duhet që Hazard ta merr topin, sa më pak që e ka aq më shumë ai nuk është i rrezikshëm, kështu që nëse dikush mund ta ruaj atë atëherë atij nuk do të këtë shumë topa dhe do të këtë ndërhyrje në të.

“Ky do të ishte një plan i mirë për këtë ndeshje, edhe pse Chelsea ka startuar mirë këtë sezon, por ai është rreziku kryesor i tyre”.
Shtuar më 18/10/2018, ora 21:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori