Legjenda gjermane Gerd Muller në gjendje të rëndë shëndetësore, flet gruaja: Ka mbyllur sytë dhe po shuhet
Legjenda gjermane, Gerd Muller, po shkon drejt shuarjes.

Këtë e thotë bashkëshortja e tij, e cila shprehet se gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar.

Muller ditën e nesërme mbush 75 vjeç, por kjo ditëlindje nuk e gjen atë në gjendje shumë të mirë.

“Nuk ha praktikisht asgjë, arrin vetëm të gëlltitet, rri shtrirë në krevat pothuajse gjithë kohën dhe zgjohet vetëm për pak momente. Është aq bukur kur hap sytë edhe pse vetëm për pak minuta. Tani reagon vetëm duke hapur dhe mbyllur qepallat kur ne e pyesim, por tashmë nuk percepton më asgjë", ka deklaruar gruaja e tij.

"Ai ka qenë gjithmonë një luftëtar, gjithmonë ka qenë trim, gjithë jetën e tij. Edhe ai tani është. Gerd po fle drejt fundit të tij. Ai ka mbyllur sytë, po dremit, vetëm rrallë hap gojën dhe i jepet ushqim i holluar. Besoj se tashmë ai po fle drejt fundit të tij. Është i qetë dhe paqësor, nuk mendoj se po vuan, ai po fle drejt botës së përtejme dhe shpresoj vetëm që të mos reflektojë mbi gjendjen e tij aktuale”, u shpreh bashkëshortja e Muller për “Bild”.

Muller ka qenë legjendë e e Kombëtares gjermane.
Shtuar më 02/11/2020, ora 23:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori