Leicester City ka nisur negociatat me mesfushorin argjentinas Esteban Cambiasso. 33-vjeçari ka pasur
kontakte me trajnerin Nigel Person, i cili ka vlerësuar potencialin e lojtarit dhe firma mes palëve është çështje orësh.
Sipas "Daily Mirror", skuadra e sapongjitur në Premierë Ligë i ka ofruar kontratë 2-vjeçare në shifrat e 5 milionë sterlinave (6.3 milionë euro) në sezon. Një zgjedhje që mund t’i pëlqejë. Pas kësaj
kontrate mund të ketë qenë një këshillë nga Roberto Mancini, i cili i dha fund karrierës së tij si futbollist pikërisht në
Leicester në 2001-shin.
Pas largimit nga Interi, ka qenë në
kontakte edhe me Valencian, West Hem dhe Aston Villan. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014,
ora 14:24