Leicesteri tremb kompanitë e basteve, nuk ka më koeficient 5000 në Angli
Leicesteri i ka trembur deri në palcë kompanitë e basteve. Bastexhinjtë anglezë, ose më saktësisht, ata që përcaktojnë koeficientet e basteve, kanë hequr përfundimisht kuotën 5000 për triumfin e skuadrave të caktuara në Premier League, pasi titulli i fitua nga Leicester City, që e nisi sezonin e kaluar pikërisht me koeficientin 5000.

Të trembur nga ajo që ndodhi, kompanitë më të mëdha vendosën të mos ekzistojë më ky koeficient. Burnely, i ardhur si vendi i tretë i Championship e ka 1.000, koeficientin për t’u shpallur kampion.

Leicester e kishte koeficientin 5000 që shpallet kampion i Anglisë. Vitin e ardhëm do ta ketë 25. Një kompani e madhe angleze “SkyBet” ka deklaruar se ka pasur 128 baste fituese për Leicester kampion në sezonin e kaluar, ndërsa aktualisht mijëra baste janë vënë për ekipin e Burnely.
Shtuar më 29/05/2016, ora 11:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori