Leicester "paqe" me Chelsean, City vetëm barazim (VIDEO)
Java e fundit në Premier League ka prodhuar shumë ngjarje të befasishme. Pas shtyrjes së ndeshjes së Manchester United për dyshime për shkak të një pako të dyshimtë, Manchester City nuk ka mundur që të fitojë në transfertën ndaj Suonsisë.

Qytetarët kanë barazuar ndaj Swansea Cityt (1-1) dhe në këtë mënyrë ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve duke lënë jashtë Manchester Unitedit që do ta zhvillojë ndeshjen e shtyrë ndaj Bournemouthit vetëm për statistika.

Kampionët e Leicesterit e kanë mbyllur me një barazim 1-1 ndaj Chelseat. Drinkëater barazoi golin e shënuar nga Fabregas. Ndërkohë që Tottenham u turpërua ndaj Njukasëllit 5-1./albeu.com/

Shtuar më 15/05/2016, ora 17:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori