Leipzig i trembet Liverpoolit: E dimë fatin e lojtarit tonë
Naby Keita nuk ka gjasa të nënshkruajë një marrëveshje të re me RB Leipzig këtë verë, sipas drejtorit sportiv, Ralf Rangnick.

Keita është lidhur me një lëvizje në Liverpool gjatë verës me dy oferta deri në 66 milionë euro të refuzuara nga ana klubi të Bundesligës dhe shefi i RB Leipzig Ralph Hasenhuttl tha se është "100 përqind e sigurtë" se mesfushori do të qëndrojë në klub.

Ganezi 22-vjeçar, aktualisht është nën kontratë deri në vitin 2020, por Rangnick zbuloi se ai ka dyshime të forta se mesfushori do të largohet Red Bull Arena, përcjell Albeu.com.

"Unë nuk jam duke supozuar që ne do të jemi në gjendje të zgjasim kontratën e tij para kohe", zbuloi ai. "Unë mund t'ju siguroj se Naby do të luajë me ne këtë sezon. Të gjitha skenarët e tjerë varen gjithashtu nga mënyra se si do ta bëjmë këtë sezon" përfundoi Rangick. /albeu.com/
Shtuar më 03/08/2017, ora 14:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori