Leipzig rikthehet te fitorja
Pas një barazimi dhe një humbjeje Leipzigu rikthehet te fitorja në Bundesligën.

Formacioni i austriakut Ralph Hassenhuttl, kaloi me shifrat 2-1 Eintracht Frankfurtin në Red Bull Arena, duke marrë tre pikë shumë të vlefshme që e ngjitën Leipzigun në kuotën e 10 pikëve. Jean Kevin Augstin sulmuesi i talentuar 20-vjecar i transferuar nga Paris Saint Germain te Leipzigu gjatë kësaj vere për 13 milionë Euro, në minutën e 28-të zhbllokoi shifrat duke kaluar në epërsi vendasit.

Në të 67-tën ishte radha e yllit të skuadrës Timo Werner, i cili shënoi edhe golin e avantazhit të dyfishtë. Në të 77-tën, kroati Ante Rebic ngushtoi shifrat por vetëm kaq për Frankfurtin sepse ndeshja u mbyll me fitoren e Leipzigut. Në sfidat e tjera të javës së 6-sht, Hoffenheim kaloi 2-0 Schalken, Mainz mposhti 1-0 Herthën e Berlinit, ndërsa përfunduan në barazime pa gola, dy ndeshjet e tjera, Ëerder Bremen-Freiburg dhe Shtutgart-Augsburg. /albeu.com/
Shtuar më 24/09/2017, ora 10:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori