Lekë sa për byrekë, trajneri i skuadres së Superligës nuk merr asnjë qindarkë
Pëlqej
Lekë sa për byrek, kjo ishte paga e trajnerit të ekipit të Superiores

Deputeti i partisë socialiste, Erion Braçe thirri sot në interpelancë Ministrin e Financave, Arben Ahmetaj ku ka treguar se sa janë pagat e disa prej futbollistëve që luajnë Shqipëri. Deklarata e bërë nga Arben Ahmetaj tregon qartë se shumë njerëz të sportit paguhen me lekë në dorë. Shkruan Albeu.com

“Te skuadra e Skënderbeut, Kristi Vangjeli paguhet 100.000 lekë në muaj, më pak se ekonomistja e klubit. De Sousa merr 22.000 lekë në muaj. Me kaq para nuk ha dot jo më të luash futboll. Te skuadra e Tiranës, ish-trajneri Gugash Magani punonte pa lekë fare.

Një rast i ngjashëm edhe me Klodian Dervishin te skuadra e Partizanit. Ze Maria merr 90.000 lekë ashtu sikurse Ilion Lika. Astrit Nallbani merr vetëm 1 lek. Pra, klubet e futbollit janë shumë larg nga formalizimi”, tha Ministri i Financave, Arben Ahmetaj. /albeu.com/
Shtuar më 11/10/2018, ora 13:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori