Lenglet: Dua të luaj më shumë te Barcelona
Mbrojtësi i Barcelonës, Clement Lenglet ka pranuar se do të dëshironte të luante më shumë për klubin, por theksoi ‘rëndësinë e të mësuarit’ nga të tjerët.

“Është e natyrshme që çdo lojtar të dëshirojë të luajë në çdo ndeshje, por kjo nuk është gjithmonë e mundur”, ka thënë fillimisht Lenglet për Marca.

“Unë dua të përfshihem më shumë në veprim të ekipit të parë, por gjëja e rëndësishme është që unë të mësoj dhe të rritem derisa jam këtu, sepse ju jeni të rrethuar nga lojtarë të mëdhenj”.

“Duhet të tregoj durim dhe të vazhdoj të punoj shumë për të fituar shansin tim”, përfundoi mbrojtësi francez.

Shtuar më 03/09/2018, ora 23:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori