Lenjani jep dy asiste, por ndeshja ndërpritet nga flakadanët e tifozërisë
Nuk ngurroi të shprehë habinë në rrjetet sociale, për mungesën e ftesës nga ana e Panuccit për ndeshjet e Shqipërisë në eliminatoret e Euro 2020-ës dhe menjëherë dha një tjetër përgjigje në fushën e lojës.

Bëhet fjalë për Ermir Lenjanin, i cili ishte si zakonisht titullar në sfidën Sion-Grasshopers, teksa kishte edhe një miniderbi kuqezi mes tij nga njëra anë dhe Arlind Ajetit e Bujar Likës nga krahu tjetër.

Anësori i Kombëtares Shqiptare dha dy asiste në pjesën e parë, që u shndërruan në gola nga futbollistët e Sionit, por kur sfida ishte 2-0 për vendasit, incidentetshkallët e stadiumit, bënë që takimi të ndërpritej.

Kjo pasi tifozët e Grasshopersit, një skuadër që rrezikon rënien nga Superliga zvicerane, protestuan ashpër, duke hedhur flakadanë të shumtë, gjë që u pasua nga vendimi I arbitrit për të çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes.
Shtuar më 17/03/2019, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori