Ermir Lenjani firmos me Rennes
Pëlqej
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani, ka gjetur skuadrën e tij të re.

Ai nuk është paraqitur në ditën e parë të stërvitjeve për këtë vit me St Gallen, pasi ka udhëtuar drejt Francës, raporton "Blick".

Mbrojtësi i kuqezinjve pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, lajm që u konfirmua dhe nga ana e trajnerit të këtij ekipi Jeff Saibenen, nënshkroi dhe marrëveshjen që e lidh me klubin nga “Route de Lorient”.

Ndryshe, Lenjani ishte një nga zbulimet më të mëdha të vitit të kaluar te Kombëtarja shqiptare. Ai ka marrë nofkën ‘Di Maria’ i Shqipërisë. /albeu.com/
Shtuar më 05/01/2015, ora 16:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori