Lenjani operohet me sukses, ja mesazhi që jep për tifozët (FOTO)
Ermir Lenjani çau veshin në ndeshjen me Spanjën në fundin e pjesës së parë, dhe më pas u detyrua të braktiste fushën për të shkuar në spital.

Mesfushori tashmë është operuar me sukses, dhe me anë të faqes së tij zyrtare në “Facebook”, ka lë një mesazh falënderimi.

“Faleminderit mjekëve të spitalit në Tiranë të gjithëve për kujdesin. Operimi ka shkuar mirë dhe tani jam në gjendje të mirë. Mëkat që humbëm ndeshjen por do të rikthehemi tek fitoret. Gjithashtu ju falënderoj për mesazhet e dërguara në adresë timen”, shkruan Lenjani.
Shtuar më 10/10/2016, ora 11:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori