Lenjani shfaqet i "maskuar"
Ndeshja e Kupës së Francës e para pak ditëve, nuk kaloi pa pasoja për Ermir Lenjanin.

Shqiptari u dëmtua në hundë dhe në stërvitjen e djeshme të Nantës u shfaq me maskë në fytyrë. Paraqitja e tij në fushën stërvitore tregon se fatmirësisht lëndimi nuk është i rëndë.

Lenjani luajti për 90 minuta të shtunën në fitoren 0 – 2 në fushën e Blank Mensil. Triumfi e kualifikoi Nantën në fazën e 1/8 të Kupës së Francës.
Shtuar më 06/01/2016, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori