Lenjani: Zvicra më kujton malet, Shqipëria shqiponjën
Futbollisti i Kombëtares shqiptare, Ermir Lenjani ëhstë shumë i lumtur që ka përfituar nga dy kultura, ajo shqiptare dhe scierane.
Në një intervistë për “Neue Zurcher Zeitung”, Lenjani ka bërë një krahasimin mes dy shteteve dhe për sfidën e 11 qershorit.

“Kur mendoj për Zvicrën, gjëja e parë që më vjen ndër mend janë malet. Por kur dëgjoj fjalën Shqipëri, ajo që më vjen menjëherë në mendje është shqiponja dykrenore. Kam përfituar nga të dy kulturat: krenarinë e pabesueshme që rrjedh në venat e shqiptarëve dhe ngulmimin për të arritur suksesin të zviceranëve.

Shtëpi për mua do të thotë kur je me familjen dhe kur mamaja ime gatuan pite ose fli, atëherë unë ndjehem me të vërtetë në shtëpi.

Edhe pse do të jetë një emocion i madh të luaj ndaj Zvicrës unë do të jap shpirtin në fushë në mënyrë që Shqi përia të fitojë dhe tifozët të ndihen krenarë. Në Kosovë shkoj shpesh herë për pushime, dhe i kam ruajtur lidhjet me miqtë”, përfundoi Lenjani. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2016, ora 10:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori