Leo Messi arrinë në stërvitjen e parë të Argjentinës kundër ndeshjes ndaj Italisë (FOTO LAJM)
Pëlqej
Lionel Messi ka arrritur në kohë për t'u stërvitur me Argjentinën për të mbajtur seancën stërvitore para miqësores me Italinë.

Argjentina është duke mbajtur stërvitjet në Manchester, kurse miqësorja e tyre do të zhvillohet kundër Italisë pikërisht në "Etihad Stadium".

Kjo ka bërë që mediat angleze ti kushtojnë një rëndësi të veçantë yllit të Kombëtares të Argjentinës dhe Barcelonës, Lionel Messi.

Messi pritet që të luaj kundër Italisë në miqësoren që do të zhvillohet të premten.

Por, çdo lëvizje e tij është duke u përcjellur nga mediat, të cilat duket se nuk do ta lënë rehat Messin duke e përcjell atë në çdo gjë që do të bëj. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2018, ora 20:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori