"Leo Messi e do Barçën", Laporta flet për të ardhmen e kapitenit
Kanidati për president i Barcelonës, që në fakt e ka pasur këtë pozicion të lartë në klubin katalanas edhe në të kaluarën, Joan Laporta, duke folur për Messin dhe të ardhmen e tij, ka nënvizuar:

“Askush nuk mund të ketë dyshime se Leo Messi e do Barçën. Marrëdhënia ime me të? E respektojmë dhe e duam njëri-tjetrin. Nuk kam folur me të për këto çështje. Unë mendoj se nuk do të ishte e përshtatshme të flasësh pa pasur fuqinë për të vendosur. Zgjedhjet janë për të kryer, shpresoj të kem fatin dhe besimin e partnerëve dhe me siguri do të flasim pastaj, por nuk kam folur me të. Sidoqoftë, insistoj se Leo e do Barçën dhe lidhja jonë bazohet te respekti dhe nderimi reciprok”.

Shtuar më 30/11/2020, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori